Kur nis pleqëria?

Revolucionim i moshës në Itali. Tashmë popullsia e vendit fqinj mund të quhet më e re, pasi zyrtarisht “i moshuar” quhesh pas ditëlindjes së 75. Ndryshimi i vendosur mbërrin nga Kongresi Kombëtar i Shoqërisë Italiane që ka mbajtur punimet në Romë.

Sipas specialistëve, 65-vjeçari i sotëm ka formën fizike dhe mendore të një 40-vjeçari të 30 viteve më parë. Ndërsa një 75-vjeçar sot ka të njëjta aftësi të një 55-vjeçari të viteve ’80. Sipas profesorëve kardiologë, ngritja e nivelit të moshës së tretë po përshtatet me pritshmëritë më të larta të jetëgjatësisë aktuale në vendet e zhvilluara. Sipas të dhënave demografike, pikërisht jetëgjatësia është rritur me 20 vjet në krahasim me dekadën e parë të 1900.

Përveç kësaj, shpjegojnë specialistët e sektorëve, pjesa më e gjerë e popullsisë që është në moshën 60-75 vjeç është në formë mjaft të mirë fizike dhe pa sëmundje. Sipas mjekëve, shkencërisht i moshuar mund të quhet dikush të cilit nuk i kanë mbetur më shumë se 10 vjet jetë, dhe për këtë arsye kërkohet të adoptohet një definicion më dinamik i konceptit të pleqërisë që të përshtatet me kushtet demografike. Aktualisht statistikat flasin se jetëgjatësia e grave është mesatarisht 85 vjeç, ndërsa ajo e burrave 82-83. Fenomeni është mjaft i përhapur veçanërisht në vendet perëndimore dhe të zhvilluara.

Klan Plus

Kategori
Klan PlusTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*