“Për t’i rregulluar se rrëshket pak me kalimin e viteve”

Ndërhyrjet estetike janë kthyer në një trend vitet e fundit. Edhe pse kanë qenë gjithmonë vajzat dhe gratë ato që kryenin më së shumti operacione plastike, kohët e fundit edhe djemtë nuk mbeten pas, pasi është rritur interesi i tyre për të bërë ndërhyrje në fytyrë dhe trup, në mënyrë që të duken më të bukur.

Në emisionin “Rudina” në Tv Klan, u diskutua rreth kësaj çështje. E ftuar në studio ishte edhe ish-banorja e “Big Brother” Genta Gjalpi, e cila tregoi se deri më tani ka kryer vetëm një injeksion në buzë, ndërsa së shpejti do të bëjë ndërhyrje estetike.

Ajo u shpreh se është mësuar shumë shpejt me ndryshimin e ri. Ndërhyrjet e tjera, Genta theksoi se do t’i kryejë thjeshtë për të rregulluar veten dhe jo për t’u transformuar sepse këtë gjë nuk e ka bërë as kur ka qenë e re.

Genta Gjalpi: Mua nuk mu duk shumë i madh. Në fillim e kisha një çikë qejf pastaj u mësova dhe nuk e kisha më problem.

Rudina Magjistari: Tani të vjen dëshira për t’u ndryshuar sërish?

Genta Gjalpi: Thjesht për t’i rregulluar se rrëshket pak me kalimin e viteve, por jo për t’u transformuar sepse kur nuk e kam bërë kur isha pak më vogël dhe më e hallakatur kam shpëtuar. /tvklan.al