Paraja mund të blejë shumë gjëra, por jo gjithçka. Dhe duket se këtë e vërtetojnë pesë rastet e fundit në Tiranë.

Pesë shoferë janë vënë në pranga sepse tentuan të korruptonin efektivët e Policisë Rrugore. Mes dokumenteve ata u përpoqën të fusnin Lekë, Euro e Paund, por patën një fund të përbashkët… prangat.

“Gjatë ditëve të fundit janë konstatuar në shkelje 5 drejtues mjetesh, të cilët me qëllim shmangien e ndëshkimeve ligjore, kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë Rrugore, konkretisht shtetasit B. K., L. Z., P. I., K. G. dhe E. Sh. Lufta kundër këtij fenomeni të turpshëm do të intensifikohet, qoftë ndaj shkelësve, qoftë ndaj atyre që kryejnë korrupsionin pasiv, punonjësve të policisë”, njoftoi policia.

Ndërkohë Policia Rrugore apelon për respektimin e rregullave dhe fton qytetarët të denoncojnë shkeljet në numrin 112./tvklan.al