Fjorza Mullahaj ishte e ftuar pasditen e kësaj të shtune në studion e “Rudina” në Tv Klan, kësaj here jo për të folur për kristalet dhe energjinë që ata përçojnë, por për të folur për udhëtimet.

Megjithatë nuk kishte se si të ndodhte ndryshe, pasioni e ndjek kudo, ose më saktë Fjorza shkon kudo për pasionin e saj. Në “Rudina” ajo ndan me publikun foto nga udhëtimi i saj në një shpellë miniere në Barzil.

Në fakt nuk është një shpellë e zakonshme miniere, është një minierë kristali e kthyer në një restorant, kur karriget, tavolinat e gjithçka që të kapte syri ishte e skalitur prej një kristali që stimulon lumturinë.

Fjorza Mullahaj: Mua më frymëzojnë jashtëzakonisht shumë, sidomos udhëtimet në Brazil të cilat janë për punë. Të shkoj një herë në vit në Brazil e kam të domosdoshme. Doja të shkoja dy herë, por është shumë larg. Kësaj here kam qenë në jug, në një minierë të kthyer në një restorant.

Rudina Magjistari: Pra ti shkon në Brazil për çështje pune, për biznesin tënd, por ndërkohë e shfrytëzon rastin për të vizituar Brazilin.

Fjorza Mullahaj: Po kënaqem shumë sepse jam në habitatin tim natyral, mund të zgjedh kristale, por edhe t’i shijoj ato. Herën e fundit me partnerët e mi në një tavolinë prej “amethyst-i”. “Amethyst-i” është një kristal që stimulon lumturi. Gjithë miniera ishte kthyer në mbajtëse shampanje me kristale, ishte kthyer në mbajtëse akuariumi me peshq, në tavolina, karrige e shumë të tjera.

Rudina Magjistari: Kushedi se çfarë energjie ke marrë ti prej atyre gurëve atje?

Fjorza Mullahaj: Nuk e di! Nuk e mora vesh se si kaluan 5 orë aty. Madje atje është edhe katedralja e vetme në botë, ku muret e së cilës janë vetëm prej “amethyst-i”./tvklan.al