“Dashuri Bardh e Zi”, seriali i dashur i pasditeve po shkon drejt fundit.

Historia e Ferhatit dhe Asllësë, e cila ka mbërthyer shikuesit para ekranit prej më shumë se 5 muajsh, do të përfundojë me transmetimin e episodit 96, të hënën në orën 18:20.

Me dy nga aktorët më të mirë në Turqi, Ibrahim Çelikkol dhe Birçe Akalay, “Dashuri Bardh e Zi” ishte një prodhim i vitit 2018.

Ferhat ishte një vrasës me pagesë, ndërsa ajo një doktoreshë e suksesshme. Rrugët e tyre u takuan një ditë kur Asllësë iu desh të operojë një burrë të plagosur nga Ferhati. Nuk lindi në mënyrën e duhur, por ishte një dashuri e madhe.

Në ditën që Ferhat dhe Asllë kurorëzohen në martesë, sfida të reja u dalin përpara.

Namik Emirhan vdiq, gjithçka mori fund

”, thotë Ferhat në episodin e fundit, i cili rezervon surpriza të mëdha për shikuesit./tvklan.al