Javët e fundit pothuajse në të gjitha vendet e rajonit po zhvillohen protesta dhe qytetarët janë përplasur me policinë. Së fundmi, protesta ka patur gjatë fundjavës edhe në Bullgari. Por teksa në vendin tonë të shtunën e 16 Marsit disa protestues patën probleme nga gazi lotësjellës i hedhur nga policia, një video në Bullgari po bën xhiron e mediave sociale.

Në tentativë për të shpërndarë turmën e protestuesve, një oficer policie hodhi gaz lotësjellës, por aksidentalisht e drejtoi nga kolegët e tij. Në video shihet momenti kur punonjësit e policisë po pastrojnë fytyrën dhe sytë me ujë pas hedhjes së gazit lotësjellës.

Protesta e qytetarëve në Bullgari po zhvillohej në Sofje jashtë Parlamentit. Protestuesit u organizuan nëpërmjet mediave sociale dhe thuhet se kërkojnë referendum kombëtar për të ndryshuar qeverinë.

/tvklan.al