Si të duket vetja Met?

Met Bega: Jam i pafajshëm.

Osman Mula: Po përgatitna për koncertin e Vitit të Ri.

Met Bega: Na kanë arrestuar që të mos bëjmë gjë, që mos të dalë gjë koncerti.

Osman Mula: Paret e vjetshme akoma s’janë dhënë.

Met Bega: Paret e vjetshme si kam marrë akoma.

Osman Mula: Sivjet a do ta bëjmë bashkë Vitin e ri?

Met Bega: Jo, pa marrë paret asnjë gjë. Le të kalbem në burg.

Osman Mula: Me ty në qeli deri në vdekje

Met Bega: Me ty në qeli deri në vdekje. Mirë u pafshim!

I lumtur nga arrestimi i Met Begës u shfaq aktori Sejfulla Myftari, i njohur si “Cekja i Beratit”.

Kanë arrestuar para pak minutash aktorin Met Bega dhe kompozitorin Osman Mula. Ju ç’mund të na thoni se po të vjen radha?

Sejfulla Myftari: Është pak jo e habitshme, por të paktën për Osman Mulën më vjen pak keq. Kurse për Met Begën të them të drejtën e ka mbushur kupën. Ai duhet të kishte rënë më përpara në burg. Pse? Sepse është marrë kaq shumë me femrat dhe kaq shumë ka bërë humor me gra dhe me femra, sa e meriton burgun. Në fund të fundit le ta provojë edhe Meti një herë burgun, ta hajë një herë burgun, se unë e kam provuar për veten time. Nuk është çudi që mund ta ketë ngrënë nga burrat e grave, pse? Sepse përdorte letra anonime. Ka thënë Meti jam i pafajshëm? Atëherë unë betohem në mënyrë solemne se do të dal unë dëshmitar që Meti është komplet i fajshëm. I padiskutueshëm. E meriton 100 për qind burgun dhe ta gëzojë e ta hajë me shëndet burgun. Të paktën të bëjë nja 12 vjet. Kur të dalë, të dalë me flokë tamam.

/tvklan.al