Pasi prenotoi pushimet me familjen katër ditë më parë, Ella Arundell nuk mund të ishte më e lumtur se kaq. Por fatkeqësisht nëna e tre fëmijëve nuk kishte menduar për t’i vënë pasaportat në një vend të sigurt, ose të paktën larg qenit të familjes, i cili i hëngri ato.

Çifti amerikan më pas u detyruan të anullojnë udhëtimin e tyre në Majorka. Familja nuk ishte në gjendje të përdorte shërbimin e shpejtë 24-orësh, pasi ata ishin pasaportat e fëmijëve dhe aeroporti i paralajmëroi ata se nuk do të pranonin pasaportat e shqyera nga qeni të cilat mamaja e tyre me dëshpërim ishte përpjekur për t’i ngjitur.

Ata kaluan dy ditë duke u përpjekur  për të zgjidhur problemin. Për fat të keq nuk mund të bëhej asgjë as nga sigurimet pasi nuk bëhej fjalë për sëmundje apo vdekje. Në fund çiftit iu desh të paguante kompaninë në të cilën kishin prenotuar pushimet për të ndryshuar planet e tyre për të shkuar një muaj më vonë./tvklan.al