Kur të ndalon policia dhe në makinë ke 10 kg drogë…

FOTO ILUSTRUESE


Kur të ndalon policia dhe në makinë ke 10 kg drogë…

09:04 16/04/2021

Një 48 vjeçar nga fshati Memelisht i Pogradecit transportonte kanabis me makinën e tij kur u ndalua nga autoritetet policore në Përrenjas.

Nga kontrolli në makinë policia i gjeti atij 10.5 kilogramë drogë. Për pasojë 48-vjeçari u arrestua. Përveç drogës, policia i sekuestrtoi edhe makinën e telefonin.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Përrenjas, u arrestua në flagrancë shtetasi: A. V., 48 vjeç, banues në fshatin Memelisht, Pogradec. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Opel”, që drejtohej nga shtetasi A. V., shërbimet e Policisë kanë gjetur 10.5 kilogramë lëndë narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provave materiale së bashku me mjetin dhe një aparat celular”, thotë policia e Elbasanit në një njofrim për mediat./tvklan.al







Të ngjashme