Nëna e Ardit Gjebreas u nda nga jeta vetëm pak kohë më parë dhe mungesa e saj duket se është ende shumë e madhe për të. Këtë mbrëmje magjike të “Këngës Magjike”, Gjebrea zgjodhi që t’i këndonte nënës së tij.

Por këtë ai nuk e bëri i vetëm, pasi krah tij në skenën e madhe të Pallatit të Kongreseve u ngjit tenori me famë botërore, Saimir Pirgu.

“Për ty mam”

, ishin fjalët e Gjebreas përpara se sëbashku me Pirgun të emociononin pafund publikun.

Më herët Gjebrea tregoi se si lindi ideja për realizimin e kësaj kënge:

“Isha tek studio e Florit dhe dëgjova këngën dhe më pëlqeu. I them Florit ma jep mua këtë këngën, sepse unë do të këndoj një duet me Saimir Pirgun në natën finale dhe kështu krijova tekstin “Kur them ajo””

.

/tvklan.al