Një artiste e ka çuar artin e kamuflazhit në një tjetër nivel me ilustrimet e saj të mahnitshme në trupa. Këto ilustrime shfaqin modelet e saj të bëra “njësh” me muralet unike.

Emma Hack, e njohur për punën e saj në videoklipin e Gotye, ngjyros lëkurën e trupave të zhveshur dhe ka tërhequr miliona klikime në YouTube me punën e saj të shkëlqyer në videoklipin e famshëm.

Për të procesi i të krijuarit mund të jetë shumë i gjatë pasi ajo ka shumë gjëra për të konsideruar kur ndërton një dizenjo.

“Në përgjithësi studioj idenë dhe shikoj fotot që kam realizuar gjatë udhëtimeve. Konsideroj çfarë dua të përçoj tek shikuesi dhe çfarë dua të ndjejë ai”, u shpreh ajo./ tvklan.al