Kur u caktua seanca e radhës për çështjen ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së



Kur u caktua seanca e radhës për çështjen ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së

08:43 15/05/2021

Seanca e radhës për ecurinë e çështjes ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, është caktuar të mbahet javën e ardhshme më 19 Maj.

Në njoftimin e Dhomave të Specializuara bëhet e ditur se seanca do të mbahet në ora 11:00.

Në njoftim bëhet e ditur se për të përcjellur seancën nga mediat e interesuara duhet të bëhet regjistrimi deri më 17 Maj, në ora 17:00.

“Për të përcjellur seancën nga galeria për publikun ose qendra për median duhet të regjistroheni paraprakisht. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik në [email protected](link sends e-mail) në të cilin do të shënoni emrin dhe mbiemrin, statusin, datën e lindjes, shtetësinë dhe numrin e pasaportës. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është deri të hënën, më 17 maj në ora 17:00. Seanca mund të ndiqet edhe përmes internetit, me një vonesë, dhe në këtë rast nuk nevojitet regjistrimi”.

Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi, po akuzohen për krime lufte./klankosova










Të ngjashme