19-vjeçarja dhunohet barbarisht nga adoleshenti

Një 19-vjeçare angleze është dhunuar barbarisht nga një 17-vjeçar, të cilin e kishte takuar për herë të parë pas disa javësh komunikim në rrjetet sociale.

Sipas “Daily Mail”, Emily Harvey kishte lënë takim me një djalë të cilin e kishte njohur përmes komunikimit në aplikacionin Badoo, e më pas kishte vijuar të fliste në rrjetet e tjera të komunikimit virtual. Ndërsa kishte shkuar në banesën e tij në Loughborough, vajza tregon se ishte përballur me një djalosh simpatik dhe të këndshëm.

Nuk kishte kaluar shumë kur papritur dhe pa ndonjë arsye 17-vjeçari kishte nisur ta sulmonte me një shkop bejsbolli, deri sa ia kishte thyer mbi trup, e më pas e kishte goditur me një tigan pas koke duke e lënë pa ndjenja.

E reja rrëfen se në momentet e dhunës kishte menduar se ky ishte fundi i saj dhe se do të ndërronte jetë pas këtij sulmi, pasi djali nuk ndalonte së godituri.

Kur u përmenda, e pashë veten të shtrirë në dysheme dhe nuk e kuptoja për sa kohë kishe qenë në atë gjende. Isha e gjakosur dhe mund të ngrihesha, por e dija që duhej të gjeja forcë dhe të dilja prej aty. Ndërsa po ikja nga apartamenti i tij, u përballa me një nga fqinjët, i cili më mori në banesën e tij dhe njoftoi policisë”, është shprehur 19-vjeçarja.

Mjekët thanë se vajza kishte pësuar lëndime serioze nga dhuna, por tashmë jeta e saj është jashtë rrezikut.

Ndërkohë gjykata ka dhënë vendimin për agresorin, emri i të cilit nuk është bërë publik, duke e dënuar me 5 vite heqje lirie, ndërsa e kanë klasifikuar si person të rrezikshëm për shoqërinë.

Avokati i autorit të sulmit ka pretenduar se djali ka probleme të shëndetit mendor, por nga ana tjetër familjarët e Emily Harvey nuk janë pajtuar me dënimin e dhënë nga Gjykata, duke kërkuar që të mbetet në burg përjetësisht./tvklan.al