Dy të rinj kanë mundur që të krijojnë një “vullkan artificial”. Nick Uhas dhe David Dobrik kanë realizuar me sukses një eksperiment në oborrin e shtëpisë në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Videon ata e kanë publikuar në Youtube ku ka marrë deri tani mbi 1.1 milionë klikime.

Të rinjtë kanë shpjeguar se si arritën që të realizonin një “vullkan artificial” që rezultoi 200 metra kub shkume në oborrin e shtëpisë.

Ata thonë se përdorën peroksid hidrogjeni, shtuan sapun dhe ngjyrë për të ngjyrosur këtë përzierje, dhe për katalizator përdorë jodur kaliumi. Më pas, kjo përzierje shndërrohet në një shpërthim shkume. Sipas tyre, sekreti qëndron në masën e duhur të përzierjes.

“Fillimisht hedhim 35% peroksid hidrogjeni dhe shtojmë sapun e ngjyrues, pastaj shtojmë jodur kaliumi që në rastin tonë shërben si katalizator”, shpjegon Nick Uhas.

Ata sqarojnë se kjo përzierje nuk ka asnjë efekt negativ në sipërfaqet që prek, që në rastin konkret ishte bari i oborrit të shtëpisë. /tvklan.al