Para disa kohesh, jo shume larg, konsiderohej antiteza e feminitetit. Me shumë volum dhe pa formë, xhupi i gjatë i mbushur me pupla, praktikisht shihej si atentat ndaj sensualitetit.  Por, një revolucion i ngadaltë e ktheu atë në veshjen e domosdoshme të garderobës tonë.

Modelet e këtij viti ofrojnë forma dhe gjatësi të ndryshme me ngjyra nga të qetat tek më të fortat.

Por mundësitë e zgjedhjes janë të shumta edhe sa i përket funksionalitetit. Në treg gjen shumëllojshmëri, duke filluar nga të thjeshtët, tek ato me hi-tech.  Mund t’i përdorësh në punë, në rrugë, në kafe me miqtë, në pistat e skive dhe deri në mbrëmje gala.

Tv Klan