“Kur zihesh me shoqen në punë, nuk qahesh dot tek gruaja”


“Kur zihesh me shoqen në punë, nuk qahesh dot tek gruaja”

21:04 05/10/2019

Marçela Lati dhe Armand Peza, bashkëshortët që punojnë së bashku

Çifti i bashkëshortëve Marçela Lati dhe Armand Peza janë ndër ato çifte që punojnë së bashku. Ata drejtojnë një sipërmarrje të suksesshme, një agjenci të suksesshme.

Fillimisht ishte një biznes modest i ngritur nga Armand Peza, por që me ndihmën edhe të bashkëshortes së tij, u shndërrua në atë që sot është ndër kompanitë lider në tregun shqiptar.

Por si u njohën 22 vite më parë? Ata zbulojnë gjithçka për “Jo Vetëm Modë” në Tv Klan.

Armand Peza: Mendoj që nuk do isha ky që jam unë si individ dhe subjekti që unë ndërtova në ato fillime, në qoftë se nuk do ishte pjesëmarrja e Marçelës. E pa si mënyrën e vetë që të rrinte çik më shumë afër meje. Po të duash hajde më tako këtu dhe dalim. Më duhet ta pranoj që pata një kolege të rreptë që ne i tërheqim shumë veshin njëri-tjetrit. Asnjëherë s’jemi dakord me ato që bën njëri dhe tjetri.

Marçela Lati: Mandi po punonte, unë kisha vajtur të merrja një shërbim. Nuk jemi njohur në punë. Unë e kam parë në kushte pune, por unë isha shumë e vogël për të punuar atëherë. Nuk e tha me kaq tangërllik. Sot ka kaq tangërllik, se atëherë ishte më i ëmbël.

Si është të ndash kohën me bashkëshorten/in gjatë gjithë kohës, edhe në punë edhe në shtëpi?

Armand Peza: Debati i punës edhe shkon në shtëpi. Debati i shtëpisë nuk vjen kurrë në punë. Ky është një ligj. Ka të keqen e madhe sepse nëse ti zihesh me shoqen e punës, nuk do shkosh dot të qahesh tek gruaja në shtëpi. Është gjithmonë në tentativë për të qenë shefja ime. Që ka njëlloj konsumi kur jeton dhe punon me njeri, sigurisht që e ka.

Marçela Lati: Unë kam filluar të flas më pak për punën në shtëpi me rritjen e fëmijëve. Sepse janë ata që ta diktojnë. Unë e kam një shef mbi kokë. Mandi s’ka shefa. Të gjithë shefat shahen. I kemi sektoret të ndara, edhe financiarisht. /tvklan.al





Të ngjashme