ISHP: Shumica e pacientëve të rinj, të pavaksinuar

E teksa në Shqipëri regjistrohen mbi 1600 raste pozitive aktivë me Covid, ekspertët e ISHP thonë se kurba e infektimeve do të vijojë të rritet sërish. Kjo e ndikuar edhe nga numri i turistëve që pritet të vijë në vendin tonë. Gjithsesi nuk ka vend për panik, pasi nuk bëhet fjalë për një valë të re infektimesh.

Artan Simaku: Aktualisht ka një rritje të lehtë. Rritja është parashikuar, por jo në formë vale. Një rritje e lehtë me luhatje sepse edhe fluksi i turistëve që parashikohen të vijnë dhe vijnë nga vende me përqindje të lartë të vaksinimit dhe janë të vaksinuar.

Shumica e të infektuarve janë të grupmoshës 25-54 vjeç dhe të pavaksinuar.

“Shumica e rasteve janë grupmosha e re aktive që kanë përqindje të ulët vaksinimi 25-54 vjeç krahasur me grupmoshat 60 e lartë që kanë një mbulesë të lartë vaksinimi. Të gjithë personat kanë qenë të pavaksinuar. Vetem një numër sporadik kanë qenë të vaksinuar dhe kryesisht me një dozë.”

Baromteri kryesor matës i pandemisë, shtrimet në spital vijojnë të jenë në shifra shumë të ulta në Shqipëri, teksa vetëm 9 pacientë vijojnë të marrin trajtim spitalor.

Tv Klan