Militantet islamikë po shfrytëzojnë trazirat në Irak

Militantët kurdë japin alarmin se Shteti Islamik po riorganizohet në Irak. Ata thonë se xhihadistët po shfrytëzojnë mosmarrëveshjet mes qeverisë së Irakut dhe asaj rajonale kurde të veriut për të ringritur strukturat e shkatërruara nga bombardimet e koalicionit perëndimor në 2018-ën.

Organizata terroriste Shteti Islamik po riorganizohet në Irak. Shërbimet sekrete të kurdëve në veri të vendit japin alarmin se ata po shfrytëzojnë mosmarrëveshjet mes autoriteteve rajonale kurde dhe qeverisë qëndrore të Irakut për kontrollin e disa rajoneve për të rithemeluar strukturat e tyre të shkatërruara pas sulmeve të koalicioneve ushtarake ndërkomëtare.

“ Mosmarrëveshjet mes qeverisë rajonale kurde dhe asaj qëndrore të Irakut kanë lënë shumë territore pa kontroll. Shteti Islamik po përfiton nga kjo situatë. Bëhet fjalë për territore të gjera që shtrihen nga kufiri me Iranin drejt atij sirian, ku përfshihet edhe Mosuli”.

Sipas militantëve kurdë, zonat janë të përbëra nga një terren tepër i thyer malor, ku ushtria irakene e ka thuajse të pamundur të penetrojë.

Sipas ekspertëve kurdë, strukturat e reja të Shtetit Islamik janë shumë herë më të sofistikuara dhe të trajnuara se organizatat e tjera si Al-Kaeda, ndaj dhe përbëjnë kërcënim serioz për sigurinë e vendit.

Vetëm në Irak përllogariten mbi 5 mijë luftëtarë të Shtetit Islamik, shumica të huaj, të cilët ndodhen në kampet burgje të ngritura pas shpartallimit nga bombardimet e koalicionit ndërkombëtar të drejtuar nga amerikanët vitin e kaluar. /tvklan.al