Pacienti shërohet nga tumori gjatë provave klinike

Mposhtja e tumoreve përmes viruseve, një metodologji që po i nënshtrohet prej vitesh provave, po shihet me shpresë në betejën globale kundër kancerit.

Media publike britanike BBC sjell rastin e londinezit Kriztof Vojkovskit, i cili i është nënshtruar vullnetarisht këtyre testimeve që po kryen edhe nga Instituti për Kërkime kundër Kancerit në Britaninë e Madhe.

Me profesion ndërtues, 39-vjeçari rezulton të jetë shëruar plotësisht nga kanceri në gjendrat e pështymës, me të cilin u diagnostikua që 5 vite më parë.

Pavarësisht ndërhyrjeve kirurgjikale, gjendrat vazhduan të zmadhoheshin. Shpëtimin e gjeti tek terapia ende në faza prove me viruse të ftohjes të dobësuar në laborator, të përftuar nga forma të Herpesit dhe të përpunuar për të shkatërruar qelizat tumorale.

Gjithsesi, ekspertët thonë se terapia ka nevojë për testime edhe më të gjata, për të vërtetuar kohëzgjatjen dhe për të kuptuar nëse injeksionet e viruseve, pacientët duhet t’i kryejnë gjatë gjithë jetës.

Tv Klan