Një injeksion nën lëkurë nga medimakemente biologjike mund të shkrijë tumorin e gjirit. Kjo është e reja e fundit në fushën shkencore dhe përparimet mjekësore, e eksperimentuar për herë të parë në botë në spitalin Pascale të Italisë.

Inovacioni rrit shpresat e mjekëve për rezultate konkrete dhe trajtimi kundër kancerit të gjirit nis pak para ndërhyrjes kirurgjikale me nje gjilpërë nën lëkurë, në gjendje të reduktojë masën tumorale deri në 95%.

Drejtori i Onkologjisë së gjirit Michelino de Laurentiis thotë për agjensinë e lajmeve

Ansa”

se ky medikament arrin të zhdukë tumorin në 70-80% të rasteve.

Trajtimi është një kombinim i dy ilaceve biologjike që merren në formë endovenoze, Trastuzumab dhe Pertuzumab, që aktualisht përdoren nën protokollimin eksperimental në qendrat më të specializuara.

Aktualisht injeksioni është përdorur për herë të parë mbi një grua që vuan nga kanceri i gjirit para operacionit, pasi mjekët thonë se është potencialisht shumë më tepër efikas në këtë mënyrë për të luftuar sëmundjen e rëndë.

Klan Plus