Kurora e gjelbër e Kosinës



Kurora e gjelbër e Kosinës

17:15 24/02/2019

Kosina në Përmet do të jetë sërish e pyllëzuar, ashtu si shumë vite më parë. Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi sëbashku me nxënës të shkollave të Përmetit mbollën disa fidanë, që do të shërbejnë për të krijuar kurorën e gjelbër të kësaj zone.

“Kemi ardhur këtu në Kosinë, në një nga 100 fshatrat pjesë e programit tonë për mbështetjen e 100 fshatrave për të mbjellë qindra fidanë të tipeve të ndryshme. Por ajo që është më e rëndësishme është që ne këtu po mbjellim fidanë të dafinës dhe po ashtu pisha dhe dhe bimë të tjera që janë për këtë zone”.

Klosi tha se pyllëzimi në zonat e mbrojtura do të vazhdojë, por njëherazi kërkoi ndihmën e qytetarëve. Mbjelljet e reja janë në kuadër të fushatës së ndërmarrë nga Ministria e Mjedisit dhe Turizmit, nën sloganin krijo oksigjenin tënd.

Tv Klan



Të ngjashme