Këtë të Shtunë, moderatorja e “Jo Vetëm Modë” Orinda Huta ka zhvilluar një intervistë me “Miss Universe Albania 2023” Endi Demneri, në shtëpinë e kësaj të fundit.

Endi, ka folur me detaje për emocionet e marrjes së kurorës e jo vetëm. Ajo thotë se pasi u shpall “Miss”, jeta e saj ka ndryshuar plotësisht, pasi tanimë njerëzit e njohin kudo që e shohin.

Orinda Huta: Endi, jemi në shtëpinë tënde, me kurorën në krye. Prej sa ditësh tashmë shpallur “Miss Universe Albania”?

Endi Demneri: 1 javë!

Orinda Huta: Si ka qenë kjo javë për ty?

Endi Demneri: Realiteti im ka ndryshuar komplet, në çdo lloj drejtimi. Dal në rrugë dhe dëgjoj njerëz që thonë: Uuu Miss-i!

Orinda Huta: Le të flasim pak për emocionet e asaj mbrëmjeje, ishe përgatitur?

Endi Demneri: Miss-i ka nisur si një dëshirë e gjyshit dhe gjyshes time, mora pjesë te “Miss Universe”, kam shkuar gati 3 muaj para kur ishin aplikimet. Kam qenë e para që kam aplikuar.

Orinda Huta: Çfarë ishte ajo shtysa e fundit? Që po ka ardhur momenti të marr pjesë!

Endi Demneri: Shkollën e mbarova, të dyja. Masterin po e mbaroj, jam kompletuar dhe tani pres vetëm të shpalos veten time në të gjitha drejtimet e mundshme për mirë.

Orinda Huta: Angazhimet e tua që e vogël si modele.

Endi Demneri: Rrugëtimi im ka nisur si modele e tezes, “Frida, Xhoi & Xhei” që për mua është idhull. Prindërit s’kanë qenë dakord sepse më thonin se mund të japësh shumë më shumë nga vetja, përveç modelingut. Por, është një rrugë aq e bukur që e shijon aq shumë, e mëson aq shumë nga vetja, gjëra që unë nuk i dija./tvklan.al