Kurorëzimi i kampionëve në ligat europiane


Kurorëzimi i kampionëve në ligat europiane

16:27 15/05/2016

Disa nga ligat më të rëndësishme të Europës kurorëzuan dje kampionët. Në Itali, Gjermani dhe Francë u dorëzuan trofetë e siguruar më parë, ndërsa në Spanjë ekipit të Barcelona i duhet të presë për të marrë titullin e vendosur vetëm në ndeshjen e fundit.

Megjithatë, festa nisi në Katalunjë menjëherë pas suksesit në fushën e Granada. Në rrugët e Barcelonës tifozët festuan të shumtë në numër, madje pati nga ata që pritën ekipin në aeroport.

Festë është në Torino me Juventus, në Mynih me Bayern dhe në kryeqytetin francez me Paris Saint Germain. Në këto kampionate të rëndësishëm u rinkonfirmuan kampionët.

Endrit Sauku/Tv Klan












Të ngjashme