Kurora shkon për gjakovaren Algenita Avdija

Algenita Avdija është bukuroshja nga Gjakova që rrëmbeu kurorën e Miss North Albania 2019. Bukuria femërore e Veriut të Shqipërisë u kurorëzua këtë radhe në bregdetin e bukur të Shëngjinit, mes kureshtjes së dhjetëra vizitorëve e pushuesve.

Për Algenitën ky moment është një ëndërr e përmbushur, që i hap dyert  rrugëtimit në botën e modelingut.

Algenita Avdija, Miss North Albania: Veten e shikoj jashtë Shqipërisë dhe kam dëshirë të vazhdoj për modelin.

Edhe për producentin Arben Golemi, zgjedhja e Shëngjinit është e lidhur edhe me promovimin e bukurive që ka Shqipëria e Veriut.

Arben Golemi, producent i Miss North Albania: Ishte një risi në qytetin tonë prandaj e zgjodhëm për ta bërë këtu që pushuesit të kenë diçka për të parë.

Veç bukurive të natyrës, tashmë Shëngjinin e bëjnë tërheqës edhe aktivitetet e ndryshme artistike si Miss North Albania.

Tv Klan