Një mbretëreshë bukurie u rrëzua në skenë dhe humbi recipetat pak momente pasi u kurorëzua Miss Belgjika 2020, në një transmetim të drejtpërdrejt në televizor.

Celine Van Ouytsel u filmua teksa ecte në skenë kur humbi papritur ekuilibrin duke rënë në gjunjë.

23-vjeçarja nga Antwerp e mblodhi veten shpejt dhe u ngrit në këmbë, por shikuesve nuk mund t’i shpëtonte detaji i të brendshmeve të saj që ranë përtokë, pranë këmbëve të saj.

Megjithatë, modelja vijoi ecjen sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Pamjet e këtij momenti është parë më shumë se 27 mijë herë në rrjetet sociale./tvklan.al