“Xhenet”, superprodhimi i vitit 2018 i cili transmetohet në Tv Klan çdo pasdite që prej 10 Tetorit, po shkon drejt fundit.

Xhenet, një foshnjë që braktiset që në lindje. 20 vjet më vonë ajo rishfaqet rastësisht si një arkitekte e talentuar. Por lotët e saj nuk shterojnë. Një dashuri me shikim të parë me ish-shokun e fëmijërisë, Selimin. Një dramë familjare që mbajti shqiptarët të mbërthyer para ekranit të Tv Klan.

Të martën shikuesit do të mund të ndjekin pjesën e parë të serisë e 115-të serialit dhe se si dy motrat, Xhenet dhe Melisa do të shpëtojnë nga duart e Xhihanit.

Por a do të përfundojë “Xhenet” me një fund të lumtur, apo tragjik? Gjithçka do të zbulohet të mërkurën në ekranin e Tv Klan, në orën 18:20, kur transmetohet premierë pjesa e dytë e episodit të 115-të dhe të fundit të serialit./tvklan.al