Në seancën e ndërmjetësimit në “Shihemi në gjyq” në Tv Klan, përballë njëri-tjetrit janë vënë dy kushërinj nga Elbasani, djem xhaxhallarësh, të cilët kanë një konflikt për një pronë.

Pëllumb Elezi në vitin 2003 përmes një aktmarrëveshjeje i ka shitur një truall xhaxhai të tij, aktmarrëveshje të cilën e kanë ribërë edhe në vitin 2013.

Sot në pamundësi për të ardhur Foti Elezi, xhaxhai i tij, ka ardhur i biri, Ndriçimi, i cili deklaron se tashmë Pëllumbi nuk pranon që të bëjnë certifikatën e tokës dhe ta kalojë në emër të xhaxhait, sipas aktmarrëveshjes, duke deklaruar se është ai pronar.

Përballë zonjës Eni Çobani, Pëllumbi shprehet se nuk e njeh fare Ndriçimin dhe se marrëveshjen e ka bërë me Fotin, ndërsa deklaron se toka është e tij dhe se për vite me radhë ka paguar taksën e tokës, gjë që kundërshtohet nga kushëriri i tij.

Ngatërresa që është bërë mes tyre, rezulton se në përditësimin e dytë të të dhënave për këtë tokë, është regjistruar si pronar Foti Elezi, por ndërkohë duhej të ishte ende Pëllumbi, e më pas duke respektuar aktmarrëveshjen, përmes një noteri, ai duhej t’ia kalonte pronën xhaxhait, i cili ia ka paguar këtë të fundit që në 2003.

Si rezultat i kësaj ngatërrese, tashmë për këtë tokë nuk mund të bëhet certifikata. Kushërinjtë grinden dhe fyejnë njëri -tjetrin në studio, por më pas me ndërhyrjen e zonjës Eni Çobani, Pëllumbi merr një vendim.

Ndriçim: Këtë zotërinë që e kam ftuar këtu, kemi bërë një marrëveshje, kemi blerë dhe kemi shitur një pronë. Dy aktmarrëveshje, një në 2003 dhe një në 2016. Aktmarrëveshja është bërë për një truall…

Pëllumbi: Dëgjo more zotëri, ti që ke ardhur këtu je çuni i Fotit, unë ty s’të njoh fare. Unë atë aktmarrëveshje e kam bërë me Fotin. Tani nga kjo kohë, kam 17 vjet që paguaj taksën e tokës.

Ndriçimi: Nuk e ke paguar.

Pëllumbi: Ja ku i kam letrat.

Ndriçimi: Letrat e mia ja kam dhënë asaj zonjës aty.

Pëllumbi: Shikoji ku i ke.

Ndriçimi: Ato letra i kam dhe unë.

Pëllumbi: Unë këtë nuk e njoh farë, unë dua Fot Elezin, ty s’të njoh fare, ndryshe ti këtë tokë nuk e merr.

Eni Çobani: Zoti Foti është në moshën 82 vjeç… nuk e thërrasim dot në këtë moshë. Këta i njeh për djem xhaxhallarësh. Po djali i xhaxhait është vëlla more.

Pëllumbi: Jo nuk i njoh fare.

Ndriçim: I ke fallso ato letra.

Pëllumbi: Ja urdhëro shikoji.

Ndriçim: Tokën e ke shitur?

Pëllumbi: Jo se kam shitur.

Ndriçimi: Si se ke shitur?

Pëllumb: Flasin letrat.

Eni Çobani: Shitësi deklaron se ka një pronësi një sipërfaqe toke bujqësore sipas ligjit 7501, të cilën e provon me aktin e marrjes së tokës në pronësi, sipas këtij akti, shitësi i shet blerësit parcelën prej 8 mijë metër katrorë, i ke shitur zotit Foti. Blerësit deklarojnë se i kanë dhënë shitësit të gjithë shumën 1 milion e 500 mijë lekë të vjetra në dorë, jashtë kësaj zyre. Të dyja palëve iu tha që kjo aktmarrëveshje ka vlerën juridike të njohjes së shumës së dhënë, kurse veprimet e tjera juridike do të bëhen kur të bëhet axhornimi dhe regjistrimi i tokës në zyrën vendore të Elbasanit. Çfarë ndodhi nga 2003 në 2016?

Pëllumbi: Shiko çfarë ka ndodhur, unë dua ta pajis tokën me certifikatë pronësie, por në axhornimin e dytë këta e kanë hedhur në emrin e vet. Unë kërkoj tokën tani, s’kam tokë…

Eni Çobani: Tani ke bërë dhe një tjetër në 2016, atë e njeh?

Pëllumbi: Nuk e njoh fare, unë kam letrat. Unë laj taksat e tokës. Zonja Eni nuk e njoh fare dhe tokë nuk i jap.

Eni Çobani: Deri sa ke marrë tokën ti e njeh këtë blerësin?

Pëllumbi: Unë një firmë e kam vënë me Fotin, këta janë djemtë e tij.

Mondi: Jemi çunat e Fotit, ke firmos me dëshirë tënden.

Pëllumbi: Mos fol ti, ik fare.

Mondi: Po ti je qen ore, pse se njeh?

Pëllumb: Ti je qen. Jo mo jo, nuk merr tokë ti.

Mondi: Pse nuk më jep tokë.

Eni Çobani: Jo kaq i prerë, kemi ardhur të gjejmë gjuhën e përbashkët.

Pëllumbi: Që kur është ndarë toka deri sot, unë kam paguar tatimet e tokës dhe këta e shfrytëzojnë.

Eni Çobani: Po ke marrë lekët,  more zotëri.

Pëllumbi: Unë dua Fotin këtu jo këta. Këta duhet t’i sillja unë këtu.

Eni Çobani: Pse?

Pëllumbi: Sepse kanë hedhur tokën në emrin e tyre dhe unë paguaj taksat.

Mondi: Ore zotëri e ke shitur tokën, ja ku është tapia.

Ndriçim: Je mashtrues, je maskara…

Eni Çobani: Toka ka qenë e tij, por e ka shitur.

Ardit Gjebrea : Nëse ti, në zyrën e pasurisë nuk figuron si pronar, atëherë pse thua është e imja?

Pëllumbi: Sepse është e hedhur në axhornimin e dytë.

Ndriçimi: Nuk e hedh njeri vetë atë…

Eni Çobani: Kur është bërë shitja ka figuruar si e Pëllumbit, sot është në emër të Fotit

Ardit Gjebrea: Po për çfarë zieni ju?

Eni Çobani: Po se nuk bëjnë dot certifikatën, sepse origjina e pronës është e Pëllumbit, dhe axhornimi i dytë është bërë është bërë thjeshtë se e kanë gjetur Fotin aty, e kanë pyetur e kujt është kjo tokë, e Fotit, i kanë parë dhe aktmarrëveshjen dhe me aq janë mjaftuar. Gabimi ka qenë që atje duhet të ishte vazhduar emri i Pëllumb Elezit, dhe më pas Pëllumbi të nxirrte certifikatën dhe më pas të respektonte aktmarrëveshje, në një zyrë noteriale ku t’i kalonte pronën Fotit.

Ardit Gjebrea: Po Pëllumbi pse nuk i a jep tokën?

Eni Çobani: S’ta jap thotë, se tani do bëhem pronar dhe e di unë kujt ia shes. Zotëri e njeh shitjen që ke bërë në 2013?

Pëllumbi: Jo nuk e njoh.

Ndriçim: Ajo tokë, sot e 17 vjet e ka shitur ky zotëri.

Ardit Gjebrea: Po pse ka paguar taksën ky?

Ndriçim: Lerë çfarë janë këto tani, se do verifikohen.

Eni Çobani: Ardit unë kam vetëm 2019, nuk e dimë nesh i ka paguar vitet e tjera, se në fakt nuk është normale që t’i ketë paguar…

Ndriçim: Ky gjithë jetën e tij e ka kaluar me mashtrime, me gënjeshtra.

Pëllumb: Si guxon ti para këtij të thuash këto huqe që flet këtu?

Ndriçim: Ajo gjë është e verifikuar. Pse e bëmë aktmarrëveshjen e 2016?

Pëllumb: Ore nuk i njoh fare unë ato…

Ndriçim: E bëmë për të mbaruar punë. Jemi çuna xhaje të mos dilnim këtu.

Pëllumb: Nuk i njof fare unë ato

Ndriçim: Ky prapë vazhdon me këto. E ka krijuar atë jetën e vetë, do bëjë gjithmonë me mashtrime, me gënjeshtra. Ajo pronë ka kaluar në emrin e babit, ky është shfajësuar komplet nga ajo. Ky bën llafe kot ky zotëria. Është mësuar me këto gjëra.

Eni Çobani: Çimi, që ju e keni blerë këtë e vërteton atkmarrëveshja.

Mondi: Ky maskarai, na ka arritur babi 82 vjeç, e ka çuar në polici, ja ky zotëria. Ore maskara, po nuk ke turp ti se po të kishe turp ti..

Pëllumb: Ty nuk të mbushet mendja..

Mondi: Edhe je çun xhaje, kurrë mos të paça, çun xhaje..

Pëllumb: Ik ore mos fol më…

Mondi: Ore maskara.. S’ke turp..

Pëllumb: E di ku futesh, në vjedhje pasurie

Mondi: E ke xhaxhain 82 vjeç..

Pëllumbi: Unë laj taksat, ti shfrytëzon tokën ë…

Ndriçim: Nuk i ke larë taksat zotëri, lere çfarë ke bërë ti me mashtrimet e tua..

Pëllumb: Nuk merr tokë ti..

Eni Çobani: Nuk dua të keni një gjuhë kaq të acaruar. Zoti Pëllumb, ne nuk kemi ardhur këtu ti tregojmë dhëmbët njëri-tjetrit. Pra ne e dimë që ju jeni në konflikt, ftesa ime këtu ishte për ta sqaruar përfundimisht këtë situatë, për të treguar një të vërtetë të madhe, që këto para ti i ke marrë. E pranon para publikut se ti i ke marrë dhe i ke ngrënë dhe të bëfshin mirë..

Pëllumb: Këto i kam marrë..

Eni Çobani: Të bëfshin mirë se ke shitur tokë. Këtë tokën zotëri e ke të babës ti apo ta ka dhënë shteti?

Pëllumb: Ma ka dhënë shteti.

Eni Çobani: Bravo se ke pasur fare ti, por shteti ta dha dhe ti tani tund letrat këtu, jam pronar. Çfarë pronari je ti? Sa je ti pronar ti, jam unë në atë tokë, po nejse kjo punë.

Pëllumb: Unë dua tokën ta pajis..

Eni Çobani: Ti e shite këtë dhe more dhe ca para…

Ndriçim: Mori paratë i hëngri dhe do të tjera prapë ky..

Pëllumb: Rri ti ri…Ke 27 vjet..

Eni Çobani: Mos u merr me Çimin më dëgjo mua..

Ndriçim: E kam mamanë me tension, me zemër në shtëpi për shkak të fytyrës sate, o maskara. Babai nuk ishte në gjendje të vinte këtu, se çfarë i ke punuar babait tim ti, e ke çuar në polici, në degë..

Pëllumb: Përderisa ty nuk të mbushet mendja fare, ti me polici e do..

Ndriçim: Më ke shkatërruar familjen..

Eni Çobani: Ardit, ky është ligji 7501, ligj i cili shqiptarët i ka futur në armiqësi, në gjak, konfliktual. Djem xhaxhallarësh vriten, për çfarë? Për një tokë që s’ka qenë e tyrja fare, ju a ka dhënë shteti. Ai zotëria tani hiqet si pronar dhe është duke vrarë djalin e xhaxhait.

Ndriçim: Do para ë..?

Eni Çobani: Jo para s’merr më ai, se i ka marrë 1 milion e 500 mijë dhe i ka firmosur këtu, aq është shitur toka në atë kohë. Por tani zotëria thotë, të bëj çertifikatën, t’ja vë 20 milion dhe t’ja marr edhe 20 milion, por ashtu si merr dot më ti se ke aktmarrëveshjen këtu.. Prandaj e ke çuar dy herë, atë 82 vjeçarin ti marrësh firmën..

Pëllumb: Zonja Eni unë dua të pajis tokën, me çertifikatë pronësie…

Eni Çobani: Më respekt për xhaxhain, e ke xhaxha. Xhaxhai është baba. Ku vajti kjo familje, ku vajti shpirti, zemra, si u bëmë kaq armiq me njëri-tjetrin?

Pëllumb: Nuk i jap tokë fare unë tani.. iku ajo.. Nuk jap tokë për këto që kanë bërë…

Eni Çobani: Mundet brenda zemrës tuaj, të shikoni një hapësirë të vogël , që të ulemi dhe të bëjmë një deklaratë me Fotin, jo me zotërinjtë. Unë, Foti dhe ju, një deklaratë ku ti e pranon këtë shitje dhe pranon edhe shumën që ke marrë. Të mbarosh letrat me hipotekën dhe më pas t’ja shesësh Fotit?

Pëllumb: Po.. Zonja Eni kam besim tek ty, tek zoti Ardit dhe tek publiku i tërë dhe për këto që thua, mund të bëjmë një marrëveshje me Fotin, që të dali tapia, të nxjerrë çertifikatën e pronësisë dhe ta hedh tek Foti. Po e pranoj, por jo për këtë, për xhaxhain.

Ardit Gjebrea: Do ta bësh për xhaxhain?

Pëllumb: Po për xhaxhain do ta bëj një marrëveshje…/tvklan.al