Leku ka njohur nivele të larta historike ndaj dollarit, por edhe monedhave të tjera në tregun e brendshëm. Monedha jonë kombëtare vazhdon të vlerësohet me shpejtësi ndaj dy monedhave kryesore euros dhe dollarit amerikan, duke shënuar një mbiçmim mjaft të fortë ditët e fundit.

Ndërkohë në tregjet ndërkombëtare valutore, dollari amerikan ka humbur terren ndaj monedhës së përbashkët evropiane e cila u shkëmbye në mesditë në nivelet 1 euro baraz me 1.33 dollarë.

Monedha e përbashkët evropiane ka arritur të vlerësohet gati 8% ndaj dollarit që prej mesit të tetorit, pasi monedha amerikane është nën presion të jashtëzakonshëm si rezultat i problemeve strukturore të ekonomisë amerikane./tvklan.al