Në tregjet ndërkombëtare valutore, dollari amerikan u shkëmbye i qëndrueshëm ndaj euros në një kohë që investitorët janë në pritje të të dhënave mbi inflacionin në Shtetet e Bashkuara.

Këto të dhëna do të zbulojnë se sa shpejt do të rritet norma e interesit për dollarin amerikan.

Në orët evropiane të shkëmbimeve, monedha e përbashkët evropiane u shkëmbye në nivelet 1 euro baraz me 1.29 dollarë.

Sipas informacioneve të Bankës Italo-Shqiptare, në tregun tonë të brendshëm valutor nuk shënohen luhatje të ndjeshme në raportet e shkëmbimit të dy monedhave kryesore ndaj lekut, krahasuar me ditën e djeshme./tvklan.al