Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Një rënie e ndjeshme e dollarit është vënë re sot në tregun e valutave. 142.3 lekë shitej sot 1 dollarë, ndërkohë që blihej me 142 lekë. Leku ka fituar terren dhe kundrejt monedhave europiane. Kështu 1 markë gjermane shitej sot me 66 lekë. Ndërsa franga zvicerane sot kishte arritur në kuotat e 84 lekëve. Dhe dhrahmia greke ishte në parametrat e 0,374 lekëve. Kambistët mendojnë se ulja e dollarit në këto shifra, ka ndodhur si pasojë e mungesës së lekut në treg dhe së dyti nga që tregtarët tanë në këto ditë të fundit të Vitit të Ri, nuk kanë blerë sasi të mëdha valute./tvklan.al