Edhe pas deklaratës së Bankës së Shqipërisë se do të ndërhyjë në kursin e këmbimit valutor, monedha e përbashkët europiane është dobësuar ditën e martë.

Ajo këmbehet me 126.98 Lekë, një rënie në nivelin e minus 1.36 Lekëve. Leku ndërkohë ka fituar pikë edhe ndaj valutave të tjera, Dollarit dhe Paundit britanik.

Gjatë javës së fundit, pas deklaratës së Guvernatorit se Banka Qendrore do të hyjë në treg për të frenuar mbiçmimin e kursit të këmbimit, Euro u forcua me 4.2 Lekë.

Tv Klan