Blerja e produkteve online na prek të gjithëve. Pajisjet elektronike, por edhe rrobat, në shumë raste blihen në internet, pa e marrë fare mundim që ju të shkoni në dyqan. Porosia ju vjen e gatshme në shtëpi.

Por, jo gjithmonë reklamat online i afrohen realitetit. I tillë është rasti edhe i 28-vjeçares nga Edinburgh. Lisa Williamson, nënë e dy fëmijëve, kishte vendosur të blente një veshje seksi në eBay. Por, pasi mori porosinë, veshja ishte tërësisht ndryshe nga ajo e reklamës.

Madhësia nuk ishte e njëjtë dhe rezultati ishte larg pritshmërive. E përbashkëta e vetme ishte ngjyra. Por, 28-vjeçarja pa anën e mirë të kësaj porosie të çuar dëm. Ajo publikoi në rrjetet sociale një foto të përvojës së saj, duke shkaktuar zemërim tek përdoruesit online dhe bëri apel që klientën mos shpenzojnë paratë kot. 

/tvklan.al