Opozita: Shkarkimi i kryeministrit, emergjencë kombëtare

Të paarsyeshëm e ka cilësuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vendimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për të anuluar mbledhjen e dy qeverive, të planifikuar për t’u mbajtur të mërkurën në Gjakovë.

Ai ka deklaruar se mbledhjet e qeverive nuk mund të zëvendësohen me takime të kryeministrave, siç kërkoi Rama. Kurti ka thënë se anulimi i mbledhjes nuk do të thotë asgjë për raportet Kosovë-Shqipëri.

Albin Kurti: Së pari, kjo mbledhje është përgatitur muaj më parë dhe me kryeministrin Rama, ne jemi në kontakt dhe takohemi shpesh, mirëpo mbledhjet e 2 qeverive janë diçka tjetër. Nuk mund të zëvendësohen mbledhjet e 2 qeverive me takime të kryeministrave për shkak se ne duhej të nënshkruanim 13 marrëveshje.

E opozita e konsideron këtë anulim lajm të keq për shqiptarët duke kritikuar kryeministrin Albin Kurti për izolim.

Muhamet Hamiti: Qeveria që fliste për bashkim kombëtar madje, e kam fjalën për kryeministrin dhe formacionin e tij politik. Marrëdhëniet Kosova i ka më të këqija me Shqipërinë, me aleatët tanë në BE, me SHBA-në.

Hisen Berisha: Nuk ka kurrëfarë sensi të mbahen të tilla mbledhje që janë thjesht improvizime.

Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj ka thënë se shkarkimi i kryeministrit Albin Kurti, është urgjencë kombëtare.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama anuloi 14 orë para mbledhjen e përbashkët të dy qeverive për siç ka thënë agravimit të Kosovës me bashkësinë ndërkombëtare.

Tv Klan