“Po shqyrtojmë kërkesën për anëtarësim në BE”

Pas tri javësh vizitë fillimisht në SHBA e pastaj disa ditë në Davos të Zvicrës, kryeministri Albin Kurti është kthyer në Koosvë ndërsa ka thënë se në SHBA ka diskutuar ne zyrtarët atje edhe për dialogun me Serbinë.

Albin Kurti: Dy kanë qenë qëllimet kryesore të kësaj vizite në SHBA. E para është investimet në Kosovë dhe siguria për Kosovën.

Ai ka thënë se Beogradi duhet të ndryshojë karshi dialogut.

Albin Kurti: Është përmendur dialogu Kosovë-Serbi, dhe qëndrimi është i palëkundshëm që Beogradi duhet të ndryshojë dhe dialogu duhet të rezultojë me një marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve me ç’rast në qendër do të jetë njohja reciproke. 

Kurti ka thënë se në SHBA ka kërkuar mbështetje për anëtarësim në NATO dhe Këshill të Evropës. 

Albin Kurti: Kemi biseduar për mundësitë të na ndihmojnë për anëtarësim në Këshill të Evropës dhe NATO. Dhe kemi diskutuar edhe për synimin e Kosovës të aplikojë për anëtarësim në BE.

Në SHBA, Kurti ka marrë pjesë në korporatën e Sfidës së Mijëvjeçarit  për investime prej mbi 200 milionë dollarësh në sektorin e energjisë.

Tv Klan