Kurti dhe SuraTelevizioni Klan ka blerë të drejtën ekskluzive për 3 sezone, deri në 2016 për transmetimin e serialit më të ri “Kurti dhe Sura”.

Mes vendeve si Rusia, Ukraina, Hungaria, Serbia e Mali i Zi, tashmë edhe Televizioni Klan ka blerë të drejtën e këtij seriali të suksesshëm, historia e të cilit është bazuar në një roman best – seller.

Deri më tani ky produksion shënon edhe buxhetin më të lartë të shpenzuar nga kompania turke “Ay Yapim”, që kanë pordhuar supersukseset “Ezel”; Kuzey Guney”; dhe “Dashuri e Ndaluar’, seriale të transmetuara më parë në Televizionin Klan.

“Kurti dhe Sura”, i xhiruar në Moskë, Shën Petesburg dhe Stamboll, me kostumografi dhe vende përrallore, me protagonist Kivac Tatlitug sjell në Tv Klan, historinë e dashurisë së Kurt Sejit, djalit të madh të një familjeje të pasur nga Krimeja, i cili bie në dashuri me Suren, vajzën e bukur të një familjeje fisnike ruse.

A do të mbijetojë kjo dashuri kundrejt varfërisë, premtimeve familjare, ndryshimeve sociale të një shoqërie që është kudër tyre?

“Kurt dhe Sura” transmetohet çdo të diel në Tv Klan me dy episode premierë, në 20:15.

tvklan.al/K.Petro