Kurti: Dialog me Serbinë, por jo lëshim territoresh

Kurti: Dialog me Serbinë, por jo lëshim territoresh

23:31 09/10/2019

“Të dënuar për koalicion me LDK-në”

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti thotë se partia e tij është dënuar që të krijojë në koalicion qeverisës me LDK-në e Isa Mustafës.

Në një intervistë për emisionin “Opinion” ai tha se nëse nuk do të arrihet marrëveshja, vendi do të shkojë sërish në zgjedhje.

Ai konfirmoi se bisedimet nisin të enjten dhe se LDK-së ishte i gatshëm t’i linte postet e ministrit të Jashtëm dhe kryetarit të Kuvendit.

Ai tha se ishte i gatshëm të riniste dialogun me Serbinë, të cilin tha se do ta merrte vetë përsipër duke ia hequr Presidentit Thaçi.

Për çështjen e taksës 100% tha se do ta zëvendësojë me parimin e reciprocitetit me Serbinë.

Ai u shpreh i vendosur që Serbia ta njohë Kosovën duke theksuar se nuk do të pranojë shkëmbimin e territoreve.

Kurti pranoi se marrëdhëniet personale me kryeministrin Rama nuk janë të mira aktualisht, por u shpreh i gatshëm për t’i përmirësuar ato.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT