Ftesë opozitës: Karshi Serbisë duhet të jemi të bashkuar

Ka nisur seanca e jashtëzakonshme në Kuvend, ku Kryeministri Albin Kurti është duke e prezantuar programin e tij qeverisës.

Kurti ka thënë se do të themelohet instituti për të dokumentuar krimet e kryera nga shteti serb në Kosovë si dhe do të ngrihet padi ndaj Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, njofton Klan Kosova.

“Do ta themelojmë institutin për krimet e kryera të Serbisë dhe do të ngrisim padi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Politika jonë e jashtme është shtyllë e rëndësishme, ajo duhet të na mbrojë nga armiqtë dhe të na afrojë me miqtë. Aleanca me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me Bashkimin Evropian do të thellohet, anëtarësimi në BE mbetet prioritet. Zgjidhja e çështjeve të hapura me Serbinë duhet të bëhet përmes dialogut parimor. Zbardhja e fatit të personave të pagjetur dhe të zhdukur. Kosova nuk pranon dialog ku trajtohet si temë e dialogut”, tha Kurti./klankosova