Kurti: Gabim refuzimi i çeljes së negociatave

Posta

Kurti: Gabim refuzimi i çeljes së negociatave

21:40 20/10/2019

“Me Ramën do takohem për çështje ditësh”

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti e sheh të gabuar vendimin e Këshillit Evropian që nuk çeli negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

I ndodhur vetëm për disa orë në Tiranë për të festuar fitoren e zgjedhjeve të 6 Tetorit me degën e Vetëvendosjes në Shqipëri, ai tha se Kryeministrin Edi Rama do ta takojë së shpejti.

Temë e bisedës pritet të jetë edhe Shengeni Ballkanik, për të cilin Kurti tha se duhet të jemi të kujdesshëm.

I pyetur mbi krijimin e qeverisë së re, Kurti tha se vijojnë negociatat me Lidhjen Demokratike të Kosovës për të afruar programet dhe për të ndarë detyrat në kabinetin e ri.

Tv Klan


Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
Grupi
UKT