“Vendimi për reciprocitetin? Vetëm Brukseli u tremb”

Dy ditë pas vendimit që morri qeveria Kurti për reciprocitet ndaj Serbisë për çështjen e letërnjoftimeve dhe shansin e fundit që u jep qytetarëve serb të Kosovës për ti kthyer targat e veturave në RKS ka folur vetë kryeministri Kurti për këtë vendim.

Ka thënë se emisari special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, është i njoftuar për secilin vendim që merret. Kryeministri, Kurti, ka thënë se çështja e targave të automjeteve ka qenë qysh nga koha e pasluftës, “trashëgimi e strukturave të lëna nga Millosheviqi”.

Kurti ka thënë se Beogradi po bën gabim me paralajmërimin për të dalë nga dialogu dhe se këtyre paralajmërimeve tha se janë trembur vetëm zyrtarët në Bruksel.

Këtë javë në Kosovë dhe Serbi ishte i dërguari i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak. Ai ka paralajmëruar marrëveshje të reja së shpejti. Për to ka thënë se nevojitet vullneti politik, shpresa e tij është  për një takim Kurti-Vuçiç para pushimeve të verës.

Tv Klan