Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, reagoi me anë të një postimi në Facebook për vrasjen e dyfishtë që sonte ndodhi në Pejë, ku mbetën të vrarë dy persona, kandidati për kryetar të Pejës dhe ai për kryetar të Deçanit, të dytë nga radhët e PDK-së.

Kurti shkroi se u trondit nga kjo ngjarje e rëndë dhe ftoi organet e rendit që ta zbardhin rastin e kësaj vrasjeje me seriozitetin më të lartë.

U shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave, miqve dhe bashkëpunëtorëve nga Partia Demokratike e Kosovës. Në këto momente të vështira bashkëndjejmë me dhimbjen e tyre për këtë humbje kaq tragjike”.

Ftoj organet e rendit që me seriozitetin më të lartë, sa më parë të zbardhin rastin e kësaj vrasjeje të dyfishtë”, thuhet mes tjerash në postimin e kryeministrit./KK