“Rruga e vetme, procesi i Berlinit”

Kryeministri IiKosovës Albin Kurti nuk ka ndërmend të hedhë firmën në marrëveshjet kuadër të Ballkanit të Hapur. Për të procesi i Berlinit është i vetmi opsion për vendet e Ballkanit Perëndimor përpara anëtarësimit në Bashkimin Europian. Këtë deklaratë kreu i qeverisë kosovare e bëri pas takimit kokë më kokë me Kancelaren Merkel.

 “Kancelarja gjermane tha që Procesi i Berlinit është korniza edhe rruga për integrimin e 6 vendeve të rajonit në BE. Ne jemi për marrëdhënie të mira Rajonal e fqinjësore, por nuk mund të shpërblejmë me territor. Kur ka kërkesa të serbëve të Kosovës, unë jam i gatshëm t’i dëgjoj e t’i përgjigjem, por ankesa të Serbisë për humbjet që ka pësuar si shtet i padrejtë, unë nuk i kompensoj dot.”

Përgjigje i ktheu edhe Kryeministrit Rama, i cili foli për teori konsppracioni nga ana e Kosovës.

“Është detyrë e shqiptarit të bëjë presion mbi Serbinë dhe jo mbi Kosovën. Nuk e di se për cilën teori konspiracioni bëhet fjalë, qëndrimi tim po ju tregoj që procesi i Berlinit është i nevojshëm dhe i mjaftueshëm për rrugëtimin Europian dhe nuk ka nevojë për nisma të tjera. “

Pavarësisht ndasive që kanë për nismën e Ballkanit të Hapur, Kurti u shpreh se ka patur kontakte dhe takime të vazhdueshme me kreun e qeverisë shqiptare.

“Jemi takuar edhe në Tiranë, edhe në Dhërmi, ne vazhdimisht takohemi. Ajo që është e përbashkët midis neve është shumë më e madhe. Nuk biem dakord për “Ballkanin e Hapur”, çfarë të bëjmë tash?! Nuk mendoj që është nismë në interes të shqiptarëve të Kosovës. Për gjëra të tjera jemi në komunikim edhe bashkëpunojmë.”

Lidhur me debatin për hapjen e arkivave, Kryeministri Kurti sqaroi se në Kosovë gjithçka është transparente dhe këtë hap sipas tij duhet ta ndërmarrë Beogradi.

Tv Klan