Kryeministri i Kosovës: Vendet e rajonit të bashkëpunojnë për të nxjerr para drejtësisë personat përgjegjës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kujton 26 vjetorin e genocidit të Serbrenicës nga forcat serbe. Kurti shkruan në “Facebook” se të gjitha vendet e rajonit duhet të njohin genocidin e trupave serbe ndaj qytetarëve boshnjak.

Kreu i qeverisë së Kosovës, fton vendet e rajonit që të bashkëpunojnë për të nxjerr para drejtësisë të gjithë personat përgjegjës të përfshirë në krime kundër njerëzimit.

Kurti thekson se është e pabesueshme që ka politikanë në rajon që shprehen se ata që kërkojnë ndëshkimin e fajtorëve për gjenocid qenkan kundër dialogut e kundër fqinjësisë së mirë.

Për kryeministrin e Kosovës e vetmja fqinjësi e mirë zhvillohet duke dënuar krimet dhe vendosur drejtësi. Më 11 Korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës hynë në Serbrenicë, në zonën që ishte shpallur e sigurt nga Kombet e Bashkuara.

Trupat serbe vranë, mbi 800 persona ndërsa trupat e tyre i hodhën në gropa në pyjet përreth. Vrasjet ndodhën për pak ditë, por procesi i gjetjes së trupave mori vite dhe identifikimi dhe varrimi i eshtrave vazhdojnë ende.

Klan News