Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar sot për nisëm “Ballkani i Hapur”. Në një deklaratë kreu i qeverisë së Kosovës tha se kjo nismë më shumë i ngjan një “Ballkani të hapur për ndikimet nga Lindja” sesa një nisme për treg të përbashkët për vendet e rajonit.

Kjo nismë ku bën pjesë Shqipëria, Maqedonia e veriut dhe Serbia, sipas kurtit duhet të shoqërohet me ballafaqimin me të kaluarën të Serbisë, dhe të presidentit të saj, Aleksandar Vuçiç. Ai shtoi se Serbia ka shkaktuar katër luftëra në dekadën e fundit të shekullit 20.

Nuk mund të them se jam i entuziazmuar me emërtimin ‘Ballkani i Hapur’, pasi që duke qenë aty kreu i Serbisë që nuk ballafaqohet me të kaluarën e shtetit të tij dhe të vetes së tij, ‘Ballkani i Hapur’ ngjan më shumë si Ballkan i hapur për ndikimet nga Lindja, sidomos nga Federata Ruse, por edhe nga Kina.

i hapur për autokracinë, për korrupsionin, për kriminelët e luftës të cilët, siç e dimë të gjithë ne, vazhdojnë të jenë masivisht, jo vetëm të lirë në Serbi, por edhe jo pak prej tyre edhe në pushtet”, ka qenë kjo deklarata e Kurtit për mediat në Kosovë./tvklan.al