Kurti, letër Thaçit: Mos bej presion për krijimin e qeverisë

Kurti, letër Thaçit: Mos bej presion për krijimin e qeverisë

08:42 13/01/2020

“Marrëveshja me LDK është afër”

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i ka kthyer të parën letër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, pasi disave të dërguara nga ky i fundit ku i bën thirrje për formimin sa më shpejt të qeverisë. Në përgjigjen e tij, Kurti i kërkon Thaçit të mos bëjë presion politik ndaj palëve që po negociojnë për formimin e qeverisë.

“Kushtetuta e Republikës sonë nuk i njeh Presidentit një rol imponues në formimin e Qeverisë. Ai duhet të jetë i durueshëm dhe të presë. Formimi i Qeverisë nuk është i lidhur me afate (përjashtuar pas mandatimit zyrtar të cilin e bën Presidenti pasi t’i jetë ofruar zyrtarisht emri i kandidatit). Ju lutemi që të mos bëni vlerësime politike dhe presion përmes paragjykimit të procesit politik të formimit të qeverisë”.

Në mbledhjen e zhvilluar të dielën me krerët e degëve të Vetëvendosjes, Kurti shprehu optimizmin se marrëveshja me Lidhjen Demokratike të Kosovës është jo shumë larg finalizimit. Megjithatë, ai tha se arritja e një marrëveshjeje nuk ishte në dorën e tij dhe se po priste përgjigje për propozimet e reja që i kishte bërë LDK-së në takimin e javës së kaluar. I pyetur se ç’qëndrim kishte në lidhje me propozimet e Vetëvendosjes, kryetari i LDK-së Isa Mustafa dha këtë përgjigje: “Zgjidhjen e japin ata dhe jo ne…”

Përmes një komenti në Facebook, kreu i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti tha se edhe partia e tij ishte në pritje të përgjigjes nga Vetëvendosja për ofertat e bëra prej tyre. Në selinë e LDK-së ishin këtë të hënë edhe ambasadori amerikan Filip Kosnet, si dhe ish-kreu i misionit të OSBE-së Kosovë, Uilliam Uoker, i cili ka vizituar këto ditë vendin me rastin e 21-vjetorit të masakrës së Reçakut.

Tv Klan


Grupi
LAJMET
Të ngjashme
Grupi