Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti iu kërkua nga Presidenti Macron se çfarë ishte e gatshme të jepte Kosova në këmbim të njohjes nga Serbia.

Detajet nga takimi në Francë, Kurti i ka zbardhur gjatë një intervistë për gazetën franceze “Le Monde”. Kurti gjatë intervistës ka deklaruar se pyetja e vërtetë që duhet të bëhet në këtë rast është “Kur do të ishte e gatshme Serbia ta njohë Kosovën?”

Ndërsa tha se në takim insistoi në çështjen e liberalizimit të vizave për kosovarët: tri vjet pas dritës jeshile të dhënë nga Bashkimi Evropian dhe ndërsa ka pasur një rënie drastike të emigracionit, Parisi mbetet skeptik.

“Në nivelin diplomatik, i kërkova Presidentit Macron të lidhte njohjen e ardhshme të Serbisë për Kosovën, edhe për të fituar një ulëse për Kosovën në Kombet e Bashkuara, sepse këto dy çështje, sipas mendimit tim, nuk duhet të ndahen”, ka thënë Kurti për Le Monde.

Klan News