“Nuk janë bërë të njohura për publikun”

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka kontestuar dy marrëveshjet e arritur me Serbinë, në Konferencën mbi Sigurinë në Mynih. Në një status në Facebook ai thekson se ato nuk janë firmosur nga qeveria.

Ai bën me dije se dy zyrtarët që ishin autorizuar nga ish- ministri Pal Lekaj firmosën marrëveshjet për hekurudhën dhe autostradën dhe nuk negociuan me qeverinë e re.

Kurti thotë se teksti zyrtar i marrëveshjeve nuk është bërë i ditur për publikun.

Të pranishëm në firmosjen e tyre ishin edhe presidentët Thaçi dhe Vuçiç të cilët e konsideruan një mesazh të rëndësishëm për të ardhmen e dialogut mes dy vendeve.

Tv Klan