Mbështetja financiare për katër ish krerët e UCK-së do të përfshihet në buxhetin e vitit 2027.
Këtë e ka bërë të ditur para deputetëve kryeministri Albin Kurti.
“Ne kemi afatin deri më 31 tetor që ta votojmë buxhetin për vitin 2027, këtë do ta bëjmë dhe natyrisht aty do të përfshihen të gjitha linjat e nevojshme për secilën fushë por edhe për çështjen e mbështetjes financiare për katër ish-krerët e UÇK-së. Ta kemi parasysh që së pari duhet strategjia shtetërore dhe më pastaj kostot. Njëherë vjen ideja, mekanizmat, masat e pastaj kostoja e tyre. Jo kostoja para mekanizmave e vizoni”, tha Kurti.
Gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, Kurti ka thënë se grupi punues për strategjinë shtetërore do e informojnë atë një herë në muaj dhe se është gjithëpërfshirës.
Për kreun e PDK-së Bedri Hamza, procesi gjyqësor në Hagë prek themelet e shtetit të Kosovës.
Ish-kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se mbrojtja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës lidhet drejtpërdrejtë me sigurinë kombëtare dhe lirinë e Kosovës.
Për Strategjinë Shtetërore për Apelin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë diskutuar në një takim presidentja e Kosovës, me kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu, kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin e ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.
E ligji me ndryshime për dhomat e specializuara tashmë është nënshkruar nga kryetarja e Kuvendit dhe është proceduar në presidencë.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 