“Mbështetet nga Serbia, shqiptarët të jenë të kujdesshëm”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se Minishengeni Ballkanik është Jugosllavia e katërt dhe në interes të Rusisë. Në një intervistë për mediat e Kosovës, Kurti theksoi se partneriteti në Ballkan nuk mund të nisë me Serbinë.

Sipas Kurtit, Minishengeni Ballkanik ka rreziqet e veta dhe se synimi i Beogradit është krijimi i Jugosllavisë së katërt dhe se shqiptarët duhet të jenë të kujdesshëm.

Kurti tha se takimi me Ramën në Tiranë ishte konstruktiv dhe një fillim i ri në marrëdhëniet mes dy vendeve. Sipas Kurtit, mes dy kryeministrave ka dallime, por edhe vullnet për të ecur përpara me zbatimin e marrëveshjeve dy palëshe.

Tv Klan