Vazhdon të ngjallë reagime në Tiranë pjesëmarrja e liderit të opozitës dhe kreut të Vetëvendosjes në protestën e Fakultetit të Shkencave Sociale. Të pavend e ka cilësuar ish-ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, këtë veprim të Kurtit, ndërsa deputeti Niko Peleshi shprehet se çdo aktor është i lirë të shprehë mendimet e veta për protestën studentore.

Lindita Nikolla:

“E pavend, totalisht e pavend”.

Niko Peleshi:

Protesta e studentëeve ka marrë një përgjigje shumë serioze nga qeveria. Mendoj që ne i kemi dhënë gjithë seriozitetin e nevojshëm, por kjo nuk i mbyll dyert askujt tjetër, çdo aktori, të përfshihet në diskutime, të japë mendimet e veta, qofshin këto kritike apo të kundërta me ne”.

Edhe këtë të mërkurë, ka vijuar greva dhe bojkoti në Fakultetin e Shkencave Sociale. Në Fakultetin Juridik studentët qëndrojnë të ngujuar brenda godinës.

Bojkot ka edhe tek Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë. Ndërsa në fakultetet e tjera ka vijuar normalisht procesi mësimor.

Tv Klan