Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Samitin e Vjenës ka kërkuar sërish nga Serbia që të njohë Kosovën. Kurti është shprehur se Serbia duhet të ballafaqohet me të kaluarën.

Kosova dhe Serbia të bëjnë një deklaratë të përbashkët të paqes me zotim për mos-sulmim, Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe të ballafaqohet me të kaluarën, si dhe Kosova e Serbia të zbatojnë reciprocitetin sa i përket të drejtave të pakicave”, është kjo deklarata e kreut të qeverisë së Kosovës.

Edhe njëherë ka thënë që Ballkani Perëndimorë duhet të kalojnë nga marrëveshja tregtare CEFTA në SEFTA.

Të hiqen vizat për Kosovën në mënyrë që qytetarët tanë të udhëtojnë lirshëm në vendet e BE-së, kurse gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor të kalojnë nga CEFTA në SEFTA (Marrëveshja Evropiane për Tregti të Lirë me Evropën Juglindore) sipas shembullit të EFTA-EEA, pra siç e kanë Litenshtajni, Norvegjia e Islanda me BE-në”, ka thënë ai./tvklan.al